Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë vendimin që sot mori Qeveria Kurti për uljen e pagave në kabinetin qeveritar. Në një postim, Haradinaj ka thënë se ulja e pagave është veprim politik i pakuptimtë “kur dihet tashmë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin”. Sipas tij, me këto vendime të Qeverisë Kurti po vendoset standard i rrezikshëm dhe jodemokratik në Kosovë si akt i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …