Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare, në Shtetet e Bashkuara ka marrë pjesë në Senatin Amerikan, në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe, Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Xhim Xhons ku po diskutohet rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë. Në një njoftim të tij Haradinaj thotë se në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresistëve të Amerikës si dhe udhëheqësve nga Evropa Juglindore, “diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”. “Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …