Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Ish kryeministri, Hoti ka vlerësuar se për shkak të veprimeve të pamatura të kryeministrit Kurtit, Kosova gjendet në qorrsokak

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka vlerësuar se për shkak të veprimeve të pamatura të kryeministrit, Albin Kurti, Kosova gjendet në pozitë të pafavorshme në dialog me Serbinë. Ai ka deklaruar për Kosovapres se qeveria e tij pati lënë një kornizë të dialogut që në qëllim ka pasur njohjen reciproke, por veprimet e Kurtit e kthyen pas këtë proces. “Në qeverinë paraprake, ne e patëm dakordu një kornizë të dialogut me partnerë tanë ndërkombëtarë që nuk i prekin këto temat dhe nuk hynë edhe temat e integritetit territorial, të sovranitetit që marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për normalizim dhe njohje reciproke, që duhet të jetë marrëveshje brenda kushtetutës së Kosovës dhe që nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Çfarë bëri kjo qeveri kur e mori pushtetin? Hoqi dorë nga ajo kornizë e dialogut dhe dolën me disa pika që u kthyen para një shekulli e gjysmë, dhe e futën vendin dhe veten në qorrsokak, i kanë bërë një dëm të madh vendit. Rruga më e mirë është krijimi i konsensusit politik brenda vendit dhe koordinimi i ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me ShBA-të, të mos krijohen probleme të panevojshme në terren” ka porositur ish kryeministri, Avdullah Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …