Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar darkën e Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiqin

Ish-kryetari i LDK- Isa Mustafa së ishte ndër më të kritikuarit nga Albin Kurti, pasi ishte takuar me kryetarin e Serbisë, Vuçiqin në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi derisa ishte kryeministër.

Duke folur lidhur me këtë takim, Isa Mustafa ka deklaruar: Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaçësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksionalë për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net

Isa Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Albin  Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruajë marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …