Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar prapaskenat e nënshkrimit të Asociacionit, pas negociatave në Bruksel

Isa Mustafa ka treguar se si ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka thënë qeveritarëve të asaj kohe se Asociacioni duhet themeluar sepse është marrëveshje e kryer. Themelimi i Asociacionit ishte punë e kryer në Kuvend. Por, kur e hapëm këtë çështje me ambasadoren amerikane, ajo tha ‘Këtë punë duhet ta bëni’. Unë thash ‘Pse kemi nevojë ta bëjmë Asociacionin me kompetenca ekzekutive?’. Ajo më tha ‘Kjo punë është e kryer, është arritur marrëveshja, është ratifikuar dhe duhet bërë. Isa Mustafa rrëfeu rastin se si ambasadorja ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA-së lidhur me Asociacionin. Në qoftë se ti do të shkosh në Bruksel për të bërë OJQ, dije se në Bruksel nuk bëhen OJQ-të. Nuk negociohet në Bruksel për organizata joqeveritare. Por, nëse ju intereson se si është qëndrimi ynë në për asociacionin, atëherë unë them se ne nuk e shohim asociacionin si pushtet të tretë dhe s’do ta përkrahim si pushtet të tretë. Ju duhet t’i gjeni mënyrat si ta formoni asociacionin pa e prekur rendin kushtetues’”, ka sqaruar Isa Mustafa lidhur me atë që i kishte thënë  Jacobson, në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve

Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve

Në fjalimin e fundvitit, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve ka folur për zhvillimet …