leoni

Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, konsideron në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, konsideron në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare. Në një mënyrë atje është aktivizuar Rezoluta 1244. Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa.  Atje është forca e NATO-s, e cila po ushtron funksionin e vet dhe atje janë policia të cilët janë ngujuar, ose i ka ngujuar Qeveria e Kosovës në objektet e komunës, kanë mbetur disa brenda dhe disa jashtë”. Tani në qoftë se ai thirret në sovranitet, unë do ta pyesja zotëri Kurti dhe të tjerët se çfarë sovraniteti kemi në veri të vendit? Kush po qeverisë në veri të vendit ku është roli i këtyre komunave në veri të vendit? Njëri është ngujuar që 17 ditë, e se bën asnjë veprim për shkak se nuk mund ta bëjë. Të tjerët nuk shkojnë në komunat e tyre sepse nuk shohin mundësi as në Zveçan dhe Zubin Potok të bëjnë punë. Edhe ky që është në Mitrovicë Veriore, nuk rrinë në Mitrovicën Veriore ku është ndërtesa zyrtare e komunës, por e bën në një vend ku nuk ka kurrfarë rreziku që ta ushtrojë detyrën, saktësoi, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …