Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë do të intervistojë ish-kryeministrin, Albin Kurti, ish-ministren e Arsimit tani aktualisht ministre e Financave, Hykmete Bajrami, ish-ministrat e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Uran Ismaili dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla. Listës së intervistimit i janë shtruar edhe sekretarët e të gjitha ministrive që kanë qenë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë ka miratuar në parim planin e punës së komisionit, derisa për në seancë të Kuvendit të Kosovës është proceduar edhe buxheti për këtë komision, shifra e të cilit është mbi 17 mijë euro. Kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se me pëlqim të të gjithë anëtarëve të komisionit do të ftohet për intervistim ish-kryeministri, Albin Kurti dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …