Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet më 11 shtator, në SPAK ku do t’i komunikohet akuza edhe zyrtarisht

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën, 11 shtator, në SPAK ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza. Po ashtu, do të paraqitet në SPAK dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ku edhe ai do të njihet me akuzën lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. SPAK ka pasur afat ligjor deri në 2 tetor për të përfunduar hetimet, por prokurorët i kanë mbyllur hetimet para afatit ligjor. Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”. Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …