Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka deklaruar se normalizimi i raporteve nuk mund ndodhë pa njohje reciproke

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka deklaruar se normalizimi i raporteve nuk mund ndodhë pa njohje reciproke, mirëpo zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se njohja është larg, qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Lidhur me këtë deklaratë  Avni Arifi, thekson se normalizimi i raporteve nuk do të ndodhë pa njohje reciproke. Përkundrazi, me këtë normalizim që po e quan BE, rrezikohet seriozisht paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Çdo ndërmjetësues që do të vijë, pavarësisht nga cili vend është dhe tenton që me zgjidhje parciale të rregullojë raportet Kosovë-Serbi, do të dështojë. Vetëm diskutimet për marrëveshje përfundimtare mund t’i japin fund procesit të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, saktësoi Avni Arifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …