Ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë në Bruksel Edita Tahiri ka deklaruar se dialogu tashmë ka hyrë në fazën e Asociacionit. Zbatimi i saj po kërkohet qartë si nga SHBA ashtu dhe BE-ja, Siç e dimë, kjo çështje e ka sjellë Kurtin në pushtet, ai duke e kundërshtuar Asociacionin mori përkrahje të madhe nga votuesit e tij. Kurti e ka pranuar Asociacionin, por po e fsheh për shkak që nëse e bën këtë i humb zgjedhjet. Mirëpo tash ka ardhur koha që Kurti ta zbatoj Asociacionin, sepse e ka pranuar me pranimin e marrëveshjes bazike, ai e ka fshehur para opinionit këtë fakt pranimi deri më sot, por nuk po mundet më sepse partnerët ndërkombëtar hapur po kërkojnë zbatimin e Asociacionit. Edita Tahiri, konsideron se Albin Kurti tashmë këtë e ka dëshmuar duke pranuar shumë marrëveshje, të cilat i ka kundërshtuar. Ai është në kërkim të shpëtimit dhe shpëtimin po e sheh duke kritikuar ndërmjetësit evropianë në dialogun e Brukselit, madje kritikon dhe Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …