Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para shtetit të Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin para  shtetit. Duke iu referuar procesit negociator, Tahiri ka vlerësuar se Kurti shkelur të gjitha premtimet, madje sipas sa, ai e ka dështuar Kosovën në këtë proces. Ajo ka thënë për Epoka e Re se në fakt, Kosova ishte e nënshtruar, e sulmuar, e ndëshkuar dhe e dështuar gjatë tërë vitit 2023. Qeveria dhe Kurti si kryeministër vunë pushtetin para shtetit. Me populizëm, dinakëri dhe dyfytyrësi, që i mundësuan pushtet dhe më pas duke shkelur të gjitha premtimet e bëra ndaj votuesve, humbi shpresa në sytë e atyre që i besuan, ndërsa zhgënjimi është duke u rritur në përmasa dramatike. Dështimi më i madh ishte përballja me armikun serb në dialogun e Brukselit. Kurti e dështoi Kosovën, bëri dështim historik, duke bërë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke në shkurt të 2023-s. Edhe pse e kishte letrën e presidentit amerikan Bajden, e cila thoshte se dialogu i Brukselit ka në qendër njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kurti nuk ishte i zoti ta realizojë këtë përkrahje të fuqishme nga shteti më i fuqishëm në botë. Ndonëse bëri çmos ta mbajë të fshehur atë marrëveshje, por edhe të gjitha të tjerat, me logjikën e strucit, mendoi se nuk do të dalin të vërtetat e dështimit të tij”, ka shkruar mes tjerash  zonja Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …