leoni

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Kurti, për ndëshkimet e BE-Së, si edhe për sulmet serbe në Banjskë e Ibër-Lepenc

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Kurti për ndëshkimet e BE-Së, si edhe për sulmet serbe në Banjskë e Ibër-Lepenc. Ai ka thënë se Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile. Ka shprehur qëndrime antiamerikane. Për ne Amerika ishte shpëtimtar i popullit të Kosovës. Kurti vijon të jetë antiamerikan. Qytetarët e panë çdo të thotë të kesh një qeveri të tillë. Pa amerikanët na sulmoi Serbia dy herë në Banjskë dhe ‘Ibër-Lepenc’. Na ndëshkoi BE dhe nuk na i heq ndëshkimet. Sikur të ishim me amerikanët, nuk do të kishte mundur Serbia të bënte këto sulme dhe as BE sanksionet. Kush kupton peshën e aleancave me shtete e mëdha, shtete e vogla nuk mund të kenë sukses nëse nuk ka aleat një shtet të madh. U bëmë aleat me Amerikën dhe sollëm lirinë. Ja shikoni Palestinën, sa dekada nuk ka zgjidhur çështjen e vet se nuk e ka pasur drejtimin e politikës së jashtme strategji.  Kurti ka plot fjalë boshe, por në esencë është frikacak, se po të mos ishte frikacak nuk do të mundte Vuçiqi aq lehtë të sulmonte Kosovën. Po të kishim në qeverisje ish- luftëtarët e UÇK-së Serbia nuk do të mundte ta bënte këtë”, ka thënë Tahiri në “A2 CNN”.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …