Adriatik Llalla

Ish-kryeprokurori i Shtetit në Shqipëri Adriatik Llalla do të arrestohet për korrupsion

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mund të arrestohet. Lajmi ende nuk është zyrtar por qarkullon tashmë në rrethe të ngushta që po monitorojnë nga afër procesin e Vettingut dhe ndikimet e tij në sistemin e drejtësisë. Ndoshta jo rastësisht është një media gjermane që thekson rastin Llalla në një analizë botuar sot mbi procesin e Vettingut në Shqipëri. Seksioni shqip i Deutsche Welles shkruan se ish-kryeprokurori mund të jetë “peshku i madh i parë i kapur”. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera” – shkruan DW dhe shton: “Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit”. Muaj më parë Partia Demokratike në Shqipëri kishte organizuar protesta me qëllim që të mos lejohej shkarkimi  i kryeprokurorit Llalla, i cili nuk ishte pajtuar me ligjin e Vettingut.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …