Sylë Hoxha

Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, ka avancuar tre prokurorë në Prokurorinë Speciale. Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, konkursit tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale.  Pos tij në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.   Dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie.  Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë avancuar tre prokurorë nga departamenti i përgjithshëm në atë për krime të rënda.   Ndër të tjera në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Vjetor i Mekanizmit përcjellës për harmonizim të statistikave për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …