?????????????????????????????????????????????????????????

Ish kryetari amerikan, Bill Clinton bisedoi me Ilir Bytyqin pjesëtarin e Batalionit “Atlantiku”

Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Clinton ka zhvilluar shumë takime me liderët e institucioneve dhe personalitete të tjera të shquara. Sot ai ka takuar Ilir Bytyqin. Vëllezërit Bytyqi kanë qenë pjesë e Batalionit “Atlantiku” që i janë bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rrezikuar jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Tre nga vëllezërit janë vrarë pas përfundimit të luftës. Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi ishin shqiptarë nga Kosova me nënshtetësi amerikane, të cilët në vitin 1999 ishin arrestuar nga Serbia për kalim ilegal të kufirit. Pas lirimit ata ishin vrarë, për t’iu gjetur kufomat në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …