Ish-kryetari amerikan, Bill Clinton, ka postuar një shkrim përkujtimor me rastin e vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Klinton ka veçuar faktin se zonja Albright ishte një ambasadore e shquar e OKB-së, një profesoreshë e shkëlqyer dhe një qenie njerëzore e jashtëzakonshme. “Para rreth tre viteve, ne bëmë udhëtimin tonë të fundit të përbashkët për të festuar 20 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku ata i dedikuan një bust në qendër të Prishtinës. Ajo kishte një ditë të veçantë në Prishtinë”, tha Clinton. Albright vizitoi Kosovën në korrik të vitit 1999, një muaj pas përfundimit të luftës. “Duke u ngritur kundër ish-liderit serb, SllobodanMillosheviqit, i kemi ulur gjasat për një vullnet të ri të Millosheviqit. Duke ndërtuar paqen në Kosovë, ne do të ndihmojmë në stabilizimin e Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në një Evropë të tërë dhe të lirë”, ka thënë atëbotë Albright. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj. Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …