Ish-kryetari amerikan Bill Clinton e përfundoi vizitën e tij dyditore në Kosovë, në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit

Ish-kryetari amerikan Bill Clinton e përfundoi vizitën e tij dyditore në Kosovë, në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit

Ish-kryetari amerikan,  Bill Clinton, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Kosovë, ku ka qëndruar për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit. Pas “Ecjes së Lirisë”, zbulimit të shtatores së ish-sekretares Madeleine Albright dhe pllakës në afërsi të shtatores së Bill Clintonit, ish-presidenti amerikan i ka dhënë fund vizitës në Kosovë. Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” ku është dhe shtatorja e tij. Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar edhe një pllakë afër shtatores, Clinton me këtë rast e cilësoi pllakën dhuratë të çmueshme dhe ka falënderuar qytetarët e Kosovës. Në Prishtinë, në sheshin “Albright”, është zbuluar shtatorja e ish-sekretares amerikane Medeleine Albright. Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, ka thënë ish-sekretarja Albright. Në orët e pas ditës u bë vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …