leoni

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Ish-kryetari amerikan, Donald Trump, mund të akuzohet për krime që lidhen me sulmin ndaj Kongresit amerikan

Ish-kryetari amerikan, Donald Trump, pritet të akuzohet për krime që lidhen me sulmin ndaj Kongresit amerikan, sipas një komiteti që hetoi trazirat e shkaktuar nga mbështetësit e tij më 6 janar të vitit 2021. Komiteti pretendoi se 76-vjeçari nxiti sulmin dhe u dha “ndihmë dhe inkurajim” protestuesve në kundërshtim me ligjet e shumta federale.  “Asnjë nga ngjarjet e 6 janarit nuk do të kishte ndodhur pa të”, thuhet në përmbledhjen e raportit përfundimtar të komitetit. Anëtarët thonë se ka prova për të ndjekur penalisht Trumpin për katër akuza, transmeton Telegrafi. Pengim i një detyre zyrtare; Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara; Komploti për të bërë një deklaratë të rreme; Nxitje, ndihmë ose inkurajim të një kryengritjeje. Votimi dha një vendim dramatik pas një hetimi 18-mujor për ditët e fundit kaotike të presidencës së Trumpit – por implikimet për të do të jenë kryesisht politike, dhe aspak ligjore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …