Ish kryetari Begaj shkon në pension me një ceremonia të organizuar nga kryetari Kastrati

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur një ceremonia, me rastin e pensionimit të ish kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë ceremoni, ish kryetari Begaj u falënderua për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë tërë jetës së tij, e në veçanti në drejtimin të komunës, në dy mandate. “Ju shprehi falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë, për të gjithë angazhimin madhështor e fisnik që keni bërë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj politik e profesional në shërbim të qytetarëve të dhe zhvillimit të Malishevës”, ka thënë kryetari Kastrati, në fjalimin e tij me rastin e pensionimit të ish kryetari Ragip Begaj. “Kryetari Begaj, përmes punëve të mira dhe projekteve të shumta që ka bërë në këto tetë vite të qeverisjes sonë në Malishevë, ka bërë që ai të kthehet në një kryetar model e shembull që duhet ndjekur nga gjithsecili”, tha Kastrati. “Kryetar Begaj, ne e dimë, por e dinë edhe gjithë Kosova, që keni qenë model i menaxhimit të pandemisë së COVID-19, periudhës kritike për qytetarët tanë në dy vitet e fundit, dhe madje, përkushtimi juaj i madh ndaj qytetarëve, e në shërbim të tyre, të ka kushtuar me shëndet”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit të ish kryetarit Ragip Begaj. Në këtë ceremoni, u paraqit edhe biografia e ish kryetarit Begaj, që nga angazhimet e tij të para në aktivitete të ndryshme politike dhe në punë, para luftës, aktivitetin e tij gjatë luftës, ku kishte përgjegjësi të caktuara, e deri pas luftës, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në drejtimin e komunës. Në fund të kësaj ceremonie, kryetari Ekrem Kastrati, në emër të Komunës së Malishevës, ndau mirënjohje për ish kryetarin Ragip Begaj. Ish kryetari Ragip Begaj, e ka falënderuar kryetarin Kastrati për këtë organizim, si dhe të gjithë punëtorët e administratës e bashkëpunëtorët, për mbështetjen e vazhdueshme, e po ashtu edhe për këtë ceremoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …