leoni

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Ish kryetari i Amerikës, Donald Trump ndihet i shqetësuar me vendimet e fundit të aleatëve perëndimorë, për të dërguar tanke në Ukrainë

Ish kryetari i Amerikës, Donald Trump ndihet i shqetësuar me vendimet e fundit të aleatëve perëndimorë,  për të dërguar tanke në Ukrainë. Ai tha se këto veprime  mund të shkaktojnë luftë bërthamore.  “Së pari tanke, pastaj raketa bërthamore. Përfundoni menjëherë këtë luftë. Është kaq e lehtë!”, shkroi Trump në një postim të tij. Qeveria gjermane konfirmoi se do të dërgojë 14 tanke “Leopard 2” në Ukrainë dhe se do t’i lejojë vendet e tjera të eksportojnë automjete të rënda luftarake. Kryetari amerikan, Joe Biden deklaroi se Uashingtoni planifikon t’i sigurojë Kievit 31 tanke “Abrams”. Ai pretendon se “nuk bëhet fjalë për luftë kundër Rusisë, por për liri”, dhe se këto tanke “nuk nënkuptojnë një kërcënim për Rusinë”. Mbi 50 shtete deri më tani e kanë ndihmuar në forma të ndryshme shtetin ukrainas në luftën kundër pushtimit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …