Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka quajtur të shëmtuar letrën e Arta Rama-Hajrizit dërguar kryeministrit, Albin Kurti. Për herë të parë një kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë i dërgon letër-urimi Kryeministrit dhe i shpreh konsiderata të larta, ka shprehur habinë e tij ish kryetari i Gjykatës duke konsideruar se urimi i kryetares së Kushtetueses lidhet me garancinë që Kushtetuesja po ia bën Kurtit se s’ka kush çka të bën në punën e re. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për herë të parë ka vendosur t’i shkruajë letër-urimi shefit të ri të Qeverisë ndryshe prej herëve të kaluara kur një urim të tillë nuk ua kishte dërguar Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe as Avdullah Hotit.
