Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka vizituar sot babanë e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka vizituar sot babanë e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka vizituar sot babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Bashota përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mungesën e ish-presidentit Thaçi po ndjejnë të gjithë miqtë, bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij. “Sot isha në vizitë tek babai i bashkëluftëtarit e mikut tim, Hashim Thaçi, tek baca Haxhi. I urtë e i vuajtur, e që vuajtjet nuk iu ndan edhe mbas 20 vite çlirim, baci Haxhi, sot e vuan edhe mungesën e të birit i cili padrejtësisht nuk është pran familjes. Mungesën e mikut tim, Hashim Thaçit, po e ndjejmë të gjithë miqtë, bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Mungesën e presidentit Thaçi, sot po e ndjen tërë Kosova dhe politika shqiptare dhe më gjerë”, ka shkruar Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Më 17 prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër

26-VJETORI I MASAKRËS NË POKLEK TË VJETËR  17 Prill 2025 | Ora 10:00 | Poklek …