Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai ka shkruarse Thaçi ka shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të policit Bunjaku në shërbim të atdheut. Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe kryetari Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar, Sami Lushtaku.
