Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat gjatë luftës dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë. Ai iu drejtua trupit gjykues në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lifte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim. Ky gjykim është rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë. Viktimat nuk marrin drejtësi përmes përndjekjes së të “pafajshmëve”. Padrejtësia nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër. Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovë. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, lufta iu imponua, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …