Ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat e reja që ka paraqitur Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë. Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme sot, Hashim Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të redaktuara, por deklarohet i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam kuptuar në tërësi por deklarohem i pafajshëm”, tha Hashim Thaçi. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, tha se Prokuroria ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në dy fshatra të komunës Therandë dhe, sikur thuhet, një qendër ndalimi, në Gjilan.