Stipe Mesic

Ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, deklaroi se Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të kthehet me luftë, në kuadër të Serbisë

Ish-kryetari  i Kroacisë, Stipe Mesiq, tha se ai njeri  që mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, është një i humbur, raporton Anadolu. Mesiq ishte i pranishëm bashkë me kryetarin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një panel diskutim në Forumin Energjetik të Maqedonisë që këto ditë mbahet në Shkup. Mesiq përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime. Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni. Shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”. Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …