Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai, është dërguar drejtpërdrejt nga Aeroporti te varri i vëllait të tij, Azem Januz Krasniqi, ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it, si dhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mbrojtja e ish zëdhënësit të UÇK-së. Jakup Krasniqi, bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij dhe kjo u aprovua nga Gjykata. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në vendlindje edhe sot.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët ukrainas dhe Parlamenti e anuluan seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme ajrore nga Rusia
Deputetët ukrainas u këshilluan t’i shmangin rrethinat qeveritare të premten, ndërsa Parlamenti e anuloi seancën …