Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për postin e kësaj partie, ndërsa ka pohuar se ky subjekt politikë duhet të shkojë i vetëm në zgjedhje. Sejdiu ka thënë se ishte i interesuar të garonte për kreun e LDK-së edhe më 2015, por se e kishin penguar dhe po ashtu deklaroi se pengesa ka edhe tani. Ai ka shprehur frikën e tij se kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, mund t’i eliminojë konkurrentët e tij në zgjedhjet e brendshme të 3 gushtit. Ish-kryetari i Kosovës, ka thënë se kuota prej 50+1 për qind e totalit të vota për t’u nominuar për kandidat për kryetar të LDK-së, në parim është antikushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …