Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka porositur Donika Shvarcin, mos bëhet marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore Në një përgjigje për Gazetën Express, Isa Mustafa tha njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë, por jo të mashtrohen dy herë, fillimisht nga Vjosa Osmani e në vazhdimësi nga Donika Gëvralla. Kam hezituar të merrem me Donikën, të cilën e kam takuar për herë të parë më 1992, kur ndihmonte në zyrat e LDK-së në Stuttgart, si një vajzë e një veprimtari të vrarë nga serbët në Gjermani. Edhe sot nuk flas me ëndje për te, sepse do të dëshiroja të ishte treguar e zonja në punën e saj, të kishte sjellë së paku një njohje të re për Kosovën ose një anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, të ishte parimore në përcaktimin politik, të mos bëhej marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore e Kurtit, të mos e ofendojë Ibrahim Rugovën, ta lë të qetë në amshim me respektin e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan përherë. Njerëzit e LDK-së janë njerëz të besimit dhe shpresës. Të parët kanë qëndruar stoik në mbrojtje të vlerave të partisë, të dytit kanë eksperimentuar me shpresën, duke u mashtruar nga Vjosa dhe shoqja e saj Donika.
Kontrolloni gjithashtu
Franca shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme nga Qeveria e Kosovës, të një numri të madh të strukturave administrative serbe
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku bëhet fjalë …