Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu ka përgjigjur ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, i cili përmes një reagimi shfaqi kritika ndaj tij. Duke i quajtur ‘’kalamaj Guxo’’, Isa Mustafa i akuzoi ata se kanë dezertuar nga LDK-ja, duke kërkuar azil në Vetëvendosje vetëm për disa pozita. Të vetmen gjë që kanë guxuar dhe e kanë bërë këta kalamajtë Guxo është se kanë dezortuar nga LDK dhe për disa pozita kanë kërkuar azil në Vetëvendosje”. ”Ky është guximi, kontributi, trimëria dhe ligësia e tyre”. ”Kurse unë do të vazhdoj të shpreh qëndrimet dhe mendimet pa marrë parasysh se po tmerrohen kuislingët, ka shkruar Isa Mustafa në përgjigjen e tij drejtuar, Faton Pecit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …