Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mungesën e takimit mes kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj e Lumir Abdixhikut

Isa Mustafa, ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë pasi janë relacione brenda një kombi. Ai sqarioi se kryetari  i Shqipërisë i ka pritur zyrtarët kosovarë edhe në vitet e 90-ta, kur askush nuk na pranonte si shtet. “Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. Nuk janë vetëm shtetërore, politike, ekonomike … por edhe relacione brenda një kombi. Në këtë rrafsh kemi dëshirë që njëri-tjetrin ta shohim sa më mirë, sepse kështu fitojmë besim se jemi më të fortë. Prandaj edhe bëhen të pa rëndësishme aspektet formale, unë te ti apo ti te unë, kur e konsiderojmë veten pjesëtar të një familjeje”, ka thënë Mustafa. Mustafa po ashtu tha se sikur Kuvendi i Kosovës, ashtu edhe Selia e LDK-së, janë shtëpi e përbashkët dhe ka nevojë për mirëkuptim. Gjatë ditës, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka takuar në ambientet e Kuvendit liderët e PDK-së dhe AAK-së por jo edhe kreun e LDK-së, Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …