Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se dorëheqja e tij nga kreu i kësaj partie ishte akt moral, dhe jo si akt të pendimit

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me një postim të gjatë ka folur për ngjarjet e fundit politike, përfshirë rezultatin e zgjedhjeve,  dorëheqjen e tij nga kreu i LDK-së si dhe atë se çka e pret Kosovën në të ardhmen me Kurtin e Osmanin në krye. Mustafa ka thënë se dorëheqjen e ka ofruar si akt moral, dhe jo si akt të pendimit, ngase sipas tij po të kthehej prapa do të bënte sërish  të njëjtat veprime. Mustafa tutje ka thënë se LDK gjatë gjithë kohës që ka qenë në qeveri, e ka drejtuar atë pa asnjë skandal. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe periudhën gjashtë-vjeçare sa ka qenë në krye të Prishtinës ku sipas tij atë kohë kryeqyteti ka përjetuar kulmin e saj me shkolla të reja, infrastrukturë, sheshe e rrugë, gjelbërim, terrene sportive. Ai ka shtuar se ende nuk e di pse qytetarët e ndëshkuan LDK-në, dhe se sipas tij arsye e mundshme është se nuk iu nënshtruan “propagandës së majtë”, ashtu siç ai thotë se LDK nuk i është nënshtruar dhunës dhe presionit. Mustafa ka sulmuar edhe personat që lanë LDK-në për Vetëvendosjen, duke thënë se ata nuk dinë dhe nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …