Ish-kryetari i ‘Listës serbe’, tani deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur nga disa persona që dyshohet të jenë nga e ashtuquajtura, ‘mbrojtja civile’ bëjnë të ditur burime nga veriu. Sulmi ka ndodhur para hyrjes së banesës së tij në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se personat kanë qenë duke e pritur. “Njëri prej këtyre sulmuesve është Goran Vuceniq, vëllau i Vlladan Vuçeniq, të cilët njihen si pjesëtarë të këtij formacioni ilegal ndërsa Vuqeniq akuzohet edhe për pjesëmarrje në grupin terrorist të Banjskës”, kanë thënë burimet, duke shtuar se gjithçka ndërlidhet me një mosmarrëveshje rreth parave në mes të Millan Radojçiqit dhe Rakiqit. Rasti nuk është raportuar në polici dhe po tentohet të mbahet në fshehtësi, kanë thënë këto burime, duke shtuar se pas interesimit të hetuesve nga Policia e Kosovës për rastin, personeli i spitalit është detyruar megjithatë ta protokollojë rastin dhe ai tashmë figuron në librin e Spitalit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …