Ish-kryetari i Malishevës dhe zyrtar i lartë i PDK-së, Isni Kilaj, është paraqitur në sallën e Gjykatës Speciale. Prokurori i çështjes, Metju Halling, gjatë seancës së sotme ka treguar se çka është gjetur gjatë kontrollit në banesën e Kilajt. Ai ka thënë se gjatë kontrollit më 2 nëntor të vitit 2023 Prokuroria gjeti materiale që lidhen me dëshmitarët, materiale konfidenciale që lidhen drejtpërdrejtë me proceset gjyqësore, që po mbahen në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Halling shtoi se duke pasur një informacion të tillë, do të thotë që shkeljet e fshehtësisë së procedurës penale dhe kjo është një arsye e bazuar për ne që të kuptojmë që ky material do të përdoret për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor”, është shprehur ai. Ndërkohë avokati i Isni Kilajt, Brajen Eduard, ka bërë të ditur se kundër Kilajt nuk ka aktakuzë, andaj ka kërkuar lirimin e tij, nga arresti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …