leoni

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij, në Gjykatën Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale. Ai u arrestua javën e kaluar lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në operacion  u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu. Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu u deklaruan gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …