Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjendjen ekonomike në vend e konsideron si shumë të rëndë. Sipas tij, me mosveprimet e Qeverisë, po vazhdon të rëndohet xhepi i qytetarëve. Ai thotë se qytetarët janë në gjendje më të vështirë se sa para dy vitesh, me inflacionin e lartë dhe me ngritja e çmimeve. Për këto të dyja, sipas Rukiqit do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës. Për të reaguar duhet me pranuar që ke një krizë. Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për Qeverinë për të vepruar”, u shpreh Rukiqi. Kur një Qeveri e merr pushtetin, e ka për detyrë të kujdeset që jetesa e qytetarëve të jetë më e mirë, që qytetarët të kenë mundësi të përballojnë kostot e jetesës, pore fatkeqësisht Qeveria Kurti nuk e pranon që ka një krizë ekonomike në vendin tonë e cila nuk është në tërë dimensionin e krizës ekonomike mirëpo është e pjesshme dhe është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”, thotë Rukiqi.
