Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ishte skandaloz. Sipas tij, arsyeja e parë është se la në fuqi vendimin e Zhukrit, gjyqtar ky që është shkarkuar nga vetting-u, dhe e dyta, sepse një grup njerëzisht kontestuan kryetarin në parti, ndërsa kryetari nuk paska të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. Për këtë, tha se do të ndiqet rruga ligjore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty, kanë qenë në tre vitet e fundit në raport me situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton njoftimi i përsëritur zyrtar i cili e thotë fare qartë: qëndrimi në raport me zotin Berisha, qëndrimi në raport me ata që bashkëpunojnë me nongratat, mbështetjen ndaj forcave euroatlantike dhe natyrisht që për ta korrupsioni nuk është thjesht një problem, por është një aspekt i sigurisë së tyre kombëtare. Korrupsioni kudo pra, në veçanti në vendet aleate, trajtohet si një problem i sigurisë kombëtare të SHBA”, tha Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …