Ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi e krahason ish-kryeministrin Sali Berisha me një “agronom”, i cili sipas tij pret filizat e rinj dhe kështu në Partinë Demokratike nuk ka emra për të krijuar një lidership të ri. Ai tha se të rinjtë dalin, mirëpo krasitet dhe kjo vjen si pasojë e një produkti që të vjetrit e politikës kanë bërë ku nuk reziston asnjë i ri. Sali Berisha ka dëmtuar në mënyrë konstante filizat e reja dhe po përpiqet që të qëndrojë në trungun e një peme që është tharë dhe kjo është një fatkeqësi të madhe. Të rinjtë dalin, por këputen, krasiten dhe këto nuk vijnë si pasojë e një beteje të princip, por vjen si pasojë e një produkti që të vjetrit e politikës kanë bërë që të ndërtojnë një sistem, ku nuk reziston asnjë i ri. Hyjnë me shantazhe, me sulme politike me interesa ekonomike dhe ta thyejnë një të ri. Ka njerëz interesaxhi të pushtetit, që luftojnë për të ndryshuar pozicionin, por jo misionin”, tha Bamir Topi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …