Ish kryetari i Sundernit të Gjermanisë, Detlef Lins, po qëndron në Malishevë

Komuna e Malishevës, ka një bashkëpunim të mirë me qytetin gjerman, Sundern, dhe ky bashkëpunim i ndërsjellë, është duke u rritur në vazhdimësi. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në Malishevë po qëndron ish kryetari i këtij qyteti, Detlef Lins, i cili është edhe nismëtar i këtij bashkëpunimi, përmes rrjetit të shqiptarëve në këtë qytet, që nga viti 2011. Lins, tani është i angazhuar në mbrojtje të mjedisit dhe në menaxhimin e parqeve natyrore. Detlef Lins, është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Malishevës dhe Sundernit, bashkëpunim të cilit tani i ka ardhur koha që të finalizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjeve zyrtare mes dy qyteteve. Lins, ndonëse tani nuk është kryetar i qytetit, ka shprehur gatishmërinë e tij, për të kontribuar në këtë drejtim, me të gjitha mundësitë që i ka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …