23 vjet nga protesta studentore që kundërshtonte pushtimin e Kosovës dhe okupimin e universitetit nga Serbia

Ish kryetari i UPSUP, Bujar Dugolli vlerësoi lart protestën e studentëve të 1 tetorit të vitit 1997

Nesër bëhen 20 vite nga protesta e organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës e cila u përkrah nga rektorati i UP-së, profesorët universitar dhe mijëra qytetar liridashës që morën pjesë përkrah studentëve. Ish kryetari i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli, ka vlerësuar lart protestën e studentëve të 1 tetorit të vitit 1997. Ai ka theksuar se kjo ngjarje e rëndësishme duhet ta zë vendin e saj meritor në historinë shqiptare. Lëvizja Studentore ka pasur rol historik në zhvillimet e përgjithshme në pavarësimin e Kosovës. Deri më tani shteti nuk e ka trajtuar si duhet këtë ngjarje por kur do të ketë më shumë argumente historike, institucionet do t’i japin rëndësi më të madhe Lëvizjes Studentore dhe protestës së ’97-së. Dujar Dugolli ka vlerpsduar më tutje se protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës më një tetor të vitit 1997 shënon fillimin e fundit të Serbisë në Kosovë dhe fillimin e çlirimit të Kosovës nga okupimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …