Disa orë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar të lidhur me korrupsionin, ka reaguar ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa . Ai në një postim të tij ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e tij si anëtar i bordit në zyrën e Rregullatorit për Energji. Mustafa, në këtë reagim ka kritikuar edhe drejtësinë në Kosovë duke thënë se ata nuk janë duke e bërë punën siç duhet. Pavarësisht nevojës se skajshme për financa në familje, punëdhënësit tim, kuvendit të Kosovës, qysh sonte publikisht, e te hënën e ardhshme edhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj dorëheqjen time. Nuk jam unë njeriu që rri ne një bord te një agjensioni te rëndësishëm e të pavarur dhe merr vendime te rëndësishme nën akuzën për kurdisje tenderësh e për hajni, ka shkruar, ish kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …