Stipe Mesiç thotë se ideja për të ndarë Kosovën është e tmerrshme dhe nuk duhet as të çohet nëpër mend

Ish-kryetari kroat, Stipe Mesiq thotë se ndryshimi i kufijve mund të çojë drejt një katastrofe dhe lufte të re

Ish-kryetari kroat i cili njihet edhe si mik i madh i Kosovës, Stipe Mesiq, ka folur në lidhje me idenë që është shpalosur kohëve të fundit, atë të korrigjimit apo ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për “Der Standard”, Mesiq ka thënë se një ide e tillë nuk mund të konsiderohet si e mirë, ngase siç thotë ai, një gjë e tillë mund të shkaktojë një katastrofë dhe gjithashtu një luftë  të re. “Kjo nuk është një ide e mirë, sepse arkitektura e Evropës është kompletuar me pavarësinë e Kosovës. Gjithçka tjetër mund të dërgojë drejt një katastrofe të re, një lufte të re. Luftërat në Evropë gjithmonë kanë filluar me arsyetimin se shtetet dëshironin t’i mbronin pakicat e tyre në vendet e tjera. Por, kjo ishte vetëm një arsye, ngase qëllimet e tyre ishin territoret”, ka thënë ai. Sipas tij, një hapje e kufijve do të mund të ishte një ide më e mirë, ngase siç thotë ai,  serbët dhe shqiptarët nuk do të brengoseshin se në cilin shtet jetojnë. “Një francez mund të jetojë në të dy anët e kufirit falë ligjeve të njëjta dhe të barabarta. Nëse hapim kufijtë, nuk do të kishte rëndësi për një shqiptar apo serb se në cilën anë do të jetonte”, thotë ai. Mesiq po ashtu foli edhe për të ashtuquajturit kufinjë etnik mes shqiptarëve dhe serbëve, për të cilët tha se një ide e tillë është e vjetër dhe nacionaliste. Siç thotë ai, nacionalizimi detyrimisht dërgon në fashizëm, ideologji që sipas Mesiq duhet të ndalohet në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …