Ish-kryetari i Kuvendit të Austrisë, Andreas Khol: Jam i lumtur kur e shoh një Kosovë krejt tjetër

Ish-kryetari i Kuvendit të Austrisë, Andreas Khol: Jam i lumtur kur e shoh një Kosovë krejt tjetër

Kryetari i së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Parlamentit Nacional të Austrisë në periudhën 2002-2006 dhe deputet nga viti 1983, Andreas Khol. Thaçi ka falënderuar atë për rolin e rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës që nga vitet e ‘90-ta, si kritikues i ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës si dhe ndaj mbylljes së universitetit, akademisë dhe shkollave shqiptare. “Austria ka qenë dhe mbetet ndër miqtë kryesorë të Kosovës. Ju faleminderit për prezencën në festën e 10-vjetorit”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se Austria është përkrahëse dhe asgjë nuk i lëkund marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve. Nga ana tjetër, ish-kryetari i Parlamentit Nacional të Austrisë, Andreas Khol, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë. “Herën e parë kam qenë në Kosovë në vitin 1991 dhe kam kuptuar pse Kosova kërkon liri dhe pavarësi. Më bën të lumtur të shoh një Kosovë krejt tjetër, të ndërtuar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …