Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se për sharjet tinëzare prapa shpine, që i janë bërë, kurrë nuk do të ndahej nga PDK. “Se tek e fundit edhe unë mund t’ua futsha një të sharë para sysh! Por, sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja!”
“Është mjeshtri ta kontrollosh situatën e dalë jashtë kontrollit! Sot një medie u përpoq që sharjet që me ishin bërë mua vite më parë t’i lidhte me fjalën e pa kendshme të deputetës Aida. Nuk mendoj që sharjet prapa shpine janë problemi që meriton trajtuar. Problemi real janë shkaqet e problemet tjera që kanë substancë politike të pakapërcyshme, e të cilat nuk mund të mbulohen me një sharje. Sharja mund të jetë një shkas, që mund të shërbëjë për t’i mbuluar arsyet reale që kanë histori. Për sharjet tinzare e prapa shpine, që mi kanë bërë, kurrë, kurrë nuk do të ndahesha nga PDK. Se tek e fundit edhe unë mund t’ua futsha një të sharë para sysh! Por, sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja! Ajo që zakonisht vjen pas sharjeve, është fytyra e vërtetë e çakejve të ndersyer! Që nuk është e lehtë të kontrollohet. Runu nga kjo pa edukatë e akulturë e komunikimit denigrues në rrjetet jo sociale, (anipse ato quhen sociale), se në fund askush nuk fiton! E më se paku fitojnë qytetarët e Kosovës! Është mjeshtri e madhe nëse dikush mund ta menagjoj ketë situatë të dalë jashtë kontrollit! Problemet kanë substancë tjetër! Mediet profesionale duhet ta kerkojnë problemin aty ku ai fshihet! E përserisë, sharja sido që të jetë, nuk është problemi!”, ka shkruar në një postim Krasniqi.