Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugëtimin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende është larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj. Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimim i luftërave shekullore për liri e atdhe. Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë. Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare më së paku mund të jenë vepra individualiste. Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …