Ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka dorëzuar një kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga Vjosa Osmani. Ajo në një deklaratë për media tha se duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë ajo ta më shkarkojë ose jo. “Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim. Sipas saj, sidomos pas raportit të Bashkimi Evropian, mendoj se edhe Avokati i popullit ka bazë të ligjore dhe arsye të mjaftueshme që kërkesën time ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur deri tani sepse kam konsideruar se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani. Duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja të më shkarkojë ose jo, ka saktësuar zonja, Valdete Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …