Valdete Daka

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kritikoi vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka  kritikuar  vendimit të KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe,  për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një “film politik” dhe ka theksuar se KQZ-ja nuk ka autoritet për të dhënë opinione mbi statusin e mundshëm terrorist të grupeve. Për shpalljen e një grupi si terrorist, duhet të ekzistojnë prova dhe ato duhet të dërgohen në organet përkatëse. Ajo ka shtuar se KQZ-ja ka përgjegjësinë për të certifikuar listat e kandidatëve, një proces që është më tepër një formalitet pasi listat janë verifikuar përmes të gjitha filtrave ligjore. Valdete Daka e ka kritikuar politizimin e këtij procesi, duke thënë se ai nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Partia Vetëvendosje ka apeluar vendimin e PZAP-së që urdhëroi KQZ-në të certifikonte Listën Serbe, duke dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …