Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se Kosova ka mundësi vet t’i organizojë zgjedhjet në veri. Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo i imi , natyrisht ky është mendim i imi personal po gjithsesi do të ishte kthim prapa sepse Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, standard që e kanë vlerësuar të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë ndërkombëtare dhe do të ishe besoj hap i gabuar që tash të kthehemi në një pikë ku kemi qenë shumë kohë më parë”, tha ajo. Tashmë po punohet në krijimin e një udhëzimi administrativ që i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë. E pyetur se a mund të jetë ky udhëzim një bazë ligjore për ta sfiduar sistemin në përgjithësi. Daka tha se nuk e konsideron si të tillë.
