Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Ish-krykuvendari, Jakup Krasniqi, ka kërkuar shkarkim ose të paktën dorëheqje morale për kryeprokurorin, Lumezi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar shkarkim ose të paktën dorëheqje morale për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku. Në një intervistë për KTV-në, Krasniqi e quan skandal të madh fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së dhe pengimin e hetimeve për këtë rast. Sipas tij, Rasti Blakaj ka nxjerrë në pah ndërhyrjet politike që bëhen në Prokurorinë e shtetit. Krasniqi thotë se ekziston marrëveshje politike për fryrjen e listës së veteranëve, duke përmendur edhe deklarimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Ish-zëdhënësi i UÇK-së, thekson se numri i ushtarëve të UÇK-së nuk ishte më i madh se 13 mijë. Ai nuk pret që sistemi i drejtësisë do t’i largojë veteranët e rremë nga lista, por për këtë kërkon që të ketë një marrëveshje politike mes liderëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …