I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Faik Zogaj i cili është ftuar sot në mëngjes. Po kështu edhe luftëtari i lirisë së UÇK-së Afrim Basha nga Theranda është thirrur nga gjykata speciale. Faik Zogaj ka shkruar është ftuar në cilësinë e të akuzuarit, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet ftesës. Ditë më parë, edhe i ftuari, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Fatmir Brajshori ka paralajmëruar se nuk do t i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate e cila merr në pyetje çlirimtarët e Kosovës dhe jo kriminelët serbë të Milosheviqit, regjim të cilin e ka bombarduar NATO-ja, për shkak të likuidimeve masive të popullatës civile shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …